Rihanna përplot stil rrugëve të New York-ut

Bota e Yjeve

Rihanna përplot stil rrugëve të New York-ut

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 14:12
Rihanna

Rihanna përfundoi një fundjavë plotë ngjarje duke qenë në qendër të vëmendjes për natën e Halloween.

Mbretëresha e pop-it, 33 vjeçe, u pa me një veshje elegante bardh e zi teksa merrte pjesë në një festë të Halloween në qytetin e New York, të mbajtur nga vëllai i saj Rory.

Superylli i lindur në Barbados veshi një pallto të zezë me teksturë me vija të bardha mbi një fustan të zi me detaje po ashtu të bardha.

Vokalistja e “Umbrella” la flokët e saj të lira në formë valëzimi dhe të ndara në mes, syze dielli të zeza, me një nuancë lehtë grimi, buzëkuq të zi dhe vathë diamanti. Ajo e përmbylli dukjen me një palë taka, shkruan DailyMail.

Artistja fituese e “Grammy” rikrijojë për Halloween një veshje që reperi Gunna veshi gjatë Javës së Modës në New York shtatorin e kaluar.

Rihanna u shfaq e veshur tërësisht në të zeza me një bluzë rrjetë nga Dior me pantallona të shkurtra, çizme Rick Owens deri tek gjuri dhe syze dielli nga Louis Vuitton, duke pozuar si artistja muzikore.

Ndërkohë, ka qenë një sezon i ngarkuar vjeshte për Rihanna-n, e cila në shtator kryesoi një shfaqje për linjën e saj të të brendshmeve “Savage X Fenty”.

Duke folur për People, Rihanna tregoi për rëndësinë dhe synimet që ka pasur gjithmonë për krijimin e markës.

“Gjithmonë kam vepruar me gjithçka që kam bërë në mënyrë krijuese, qoftë grim apo të brendshme. Ndihem shumë e emocionuar kur shoh njerëzit të jenë pjesë e markës sime. Nuk është se u futa në të duke menduar: “Le të bëjmë një lëvizje”. Ndihem mirë që ka gra që po e shohin veten për herë të parë në skenë. Dhe nëse mund të vazhdojmë të zgjerojmë këtë, ne kemi bërë më shumë sesa kemi filluar përpjekjet për të bërë”, ka thënë këngëtarja lidhur me markën e saj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat