Adele shihet me të dashurin për herë të parë pas konfirmimit të lidhjes

Bota e Yjeve

Adele shihet me të dashurin për herë të parë pas konfirmimit të lidhjes

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 08:14
Adele

Adele dhe i dashuri i saj Rich Paul janë parë në Angli për herë të parë së bashku që nga konfirmimi i lidhjes së tyre në fillim të këtij viti.

33 vjeçarja dhe partneri i saj 39 vjeçar, kanë jetuar në Los Angeles muajt e fundit, megjithatë duket se ai ka udhëtuar për ta mbështetur atë përpara një prezantimi në Londër javën e ardhshme.

Të mërkurën në mbrëmje, çifti u pa duke dalë nga restoranti kinez Kai në Mayfair të Londrës, të shoqëruar nga disa anëtarë të rrethit të këngëtares.

Adele dukej tipike elegante me një xhaketë të zezë të përshtatur me një palë pantallona me këmbë të gjëra.

Ajo po e mbante maskën gjithashtu. Adele mund të shihej duke mbajtur atë që dukej si një shishe dezinfektues duarsh teksa doli nga restoranti së bashku me ekipin e saj të sigurisë.

Image
Adele shihet me të dashurin për herë të parë pas konfirmimit të lidhjes
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat