Gili transformohet në një Marilyn Monroe të vërtetë

Bota e Yjeve

Gili transformohet në një Marilyn Monroe të vërtetë

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 21:53
Gili

Kaci Lleshi padyshim mbetet parukieri më i kërkuar në trojet shqiptare.

Ndonëse të shumta janë personazhet publike me të cilat Kaci ka bashkëpunuar, mirëpo gjatë ditës së sotme, së bashku me grimeren, Sellma Kasumoviq, kanë bërë një transformim të madh në dukjen e këngëtares Gili.

Artistja e cila numëron një karrierë të gjatë muzikore, nga duart e arta të Kacit dhe Sellmës ka arritur të ketë pamjen e ikonës Marilyn Monroe.

Ky transformim i madh i këngëtares i realizuar nga të dy artistët, Kaci e Sellma, është duartrokitur në rrjete sociale nga ndjekësit e shumtë që ata posedojnë në llogaritë e tyre.

Kujtojmë se një ndryshim i madh i Gilit, po aq i pëlqyer nga njerëzit erdhi edhe ditë më parë, ku këngëtarja krahasohej me një kukull barbie, për grimin dhe flokët e rregulluara deri në detaje tek ajo.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat