Luana ka ca ide cool për veshjet e plazhit

Bota e Yjeve

Luana ka ca ide cool për veshjet e plazhit

Më: 20 janar 2022 Në ora: 08:22
Luana Vjollca

Luana Vjollca ka disa ditë që po pushon në Afrikë, konkretisht në ishullin Mauritius.

Gjithë atmosferën verore që na duket e largët prej të ftohtit, moseratorja na e solli mes fotove të përditshme, ku veç fizikut të saj janë komentuar edhe veshjet.

Të mbledhura bashkë  mund të themi se kemi një grumbull propozimesh për çfarë duhet të vishni këtë verë.

Luana e paska qejfin me body këto pushime dhe herë ka veshur të zeza, e në raste të tjera të bardha, por me prerje të ndryshme.

Pasditeve dhe darkave i ka rezervuar vetes kombinime me crop top dhe gjatë ditës nuk kanë munguar këmishat e lirshme që duket sikur s’do dalin kurrë nga moda.

Image
Luana Vjollca
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat