Fifi e lumtur për suksesin e këngës “Diell”

Bota e Yjeve

Fifi e lumtur për suksesin e këngës “Diell”

Më: 23 janar 2022 Në ora: 16:18
Fifi

Këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi-Fifi është ndër artistet më të suksesshme dhe më të dashura për publikun shqiptar.

Por, vetëm pak kohë më parë këngëtarja nga Ferizaj vendosi të bëhej pjesë e spektaklit Big Brother VIP, ku edhe u bë ndër banorët më të komentuara.

Fifi vendosi të lë në gjysmë përvojën e saj në BB VIP, duke dalë me vetë dëshirë për të iu përkushtuar shëndetit të saj pas ngarkesës së rënduar emocionale që përjetoj gjatë qëndrimit brenda.

Image
Fifi

Dhe me të dalë nga shtëpia, këngëtarja lansoi këngën “Diell” tekstin e të cilës e shkroi gjatë kohës sa ishte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëria.

Kënga u pritë mirë dhe ndonëse u publikua vetëm si demo, ky projekt brenda një muaji ka grumbulluar 14 milionë klikime në YouTube.

Ky suksese padyshim ka lumturuar këngëtaren e cila postoi disa imazhe të reja në Instagram, teksa shihet e veshur e tëra në të zeza dhe me shumë stil.

“Urime 14 milionë”, ka shkruar Fifi në mbishkrimin e fotografive, që morën pëlqime dhe komente të shumta nga ana e fansave të saj.

Image
Fifi

Ndërkohë, Fifi kohë më parë nëpërmjet disa postimeve tha se është në përgatitje të projekte të reja muzikore. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat