Ja si e mbështet Beatrix Donaldin

Bota e Yjeve

Ja si e mbështet Beatrix Donaldin

Më: 30 janar 2022 Në ora: 08:50
Beatrix Ramosaj

Beatrix Ramosaj është një nga personazhet më të komentuara të momentit për shkak të dinamikave të krijuara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, sidomos për lidhjen e saj me Donald Veshajn.

Tashmë, ajo është eleminuar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, si rrjedhojë e nominimit midis saj, Donaldit dhe Einxhel. Largimi i saj bëri një bujë shumë të madhe, pasi këngëtarja i druhej komenteve të publikut dhe mënyrën se si do të ishte parë rrugëtimi i saj nga jashtë.

Pas deklaratave të shumta që shprehnin mbështetjen dhe dashurinë e saj ndaj Donaldit, së fundmi, ajo ka publikuar edhe një ‘story’ në “Instagram” ku tregon eshe më shumë suportin ndan partnerit të saj për ta çuar akoma më shumë afër finales dhe fitores së reality show-t.

Ajo ka postuar një ‘screenshot’ teksa ka dërguar mesazhin “Donald” në numrim zyrtar të “BB VIP”, duke e votuar atë për të preferuarin e publikut, në nominim me Tanin..

Rikujtojmë se Beatrix e ka treguar edhe më shumë dashurinë për aktorin e humorit në deklaratën e saj të parë pas daljes.

Image
Instagram

“Nëse Donaldi do më zgjaste dorën të hidheshim bashkë, do e bëja po prapë”- ishin disa nga fjalët e saj dedikuar historisë së dashurisë që krijoi në format.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat