Beatrix Ramosaj rikthehet e buzëqeshur dhe plot glamur në Big Brother VIP

Bota e Yjeve

Beatrix Ramosaj rikthehet e buzëqeshur dhe plot glamur në Big Brother VIP

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 06:51
Beatrix Ramosaj

Ka më shumë se një javë që kur këngëtarja Beatrix Ramosaj la shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ramosaj, e cila la brenda të dashurin e saj, aktorin Donald Veshaj, ka munguar nëpër intervista dhe paraqitje publike, nën arsyen se ka qenë në një gjendje të rënduar emocionale.

Gjatë gjithë kësaj kohe, ajo publikoi vetëm një këngë me titullin “Faj”, e cila i dedikohet aventurës në Big Brother VIP dhe si këngë është pritur tejet mirë nga publiku.

Image
Beatrix Ramosaj

Mirëpo Beatrix duket se vendosi të thyente akullin mbrëmjen e së martës kur u shfaq në studion e spektaklit.

Ajo dukej tejet tërheqëse e veshur me një fustan rozë plot glamur, ndërsa shkëlqente me dukjen dhe buzëqeshjen e saj.

Ramosaj kërkoi ndjesë për vonesën, pasi siç u shpreh prezantuesja e programit, Arbana Osmani, kishte harxhuar mbi katër orë duke realizuar makijazhin.

Image
Beatrix Ramosaj

Beatrix sonte (e martë) ndodhet në studion e Big Brother, në daljen e saj të parë publike televizive që pas largimit nga gara. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat