Jennifer Lopez fejohet për herë të dytë me Ben Affleck

Bota e Yjeve

Jennifer Lopez fejohet për herë të dytë me Ben Affleck

Më: 9 prill 2022 Në ora: 10:04
Jennifer Lopez

Jennifer Lopez e ka konfirmuar fejesën e saj me Ben Affleck.

Aktorja dhe këngëtarja 52-vjeçare mbrëmjen e së premtes e ka shpërndarë një video të saj duke qarë e duke e shikuar unazën e fejesës.

Jennifer tregoi shkëlqimin mahnitës në klipin 13 sekondash – pa përfshirjen e të fejuarit të saj, aktorit 49-vjeçar.

Videoja nisi me një pamje të unazës, e më pas duke shfaqur fytyrën e lumtur të yllit të “Hustlers”.

Nëna e dy fëmijëve u pa duke fshirë lotët e gëzimit ndërkohë që shikonte me pasion unazën e madhe smeraldi e diamanti. Ajo u shfaq në një veshje të thjeshtë të përbërë nga një bluzë jeshile, triko të thurur dhe grim të lehtë.

Lopez u dëgjua duke thënë “Unë jam perfekt” në këngën bashkangjitur videos.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @jennifer_jilo

Jennifer dhe Ben ishin të fejuar po ashtu 18 vjet më parë në vitin 2004.

Marrëdhënia e çiftit tronditi fansat meqenëse u ribashkuan në maj të vitit 2021, 17 vjet pas fejesës së tyre.

Në prill 2021, ajo përfundoi marrëdhënien me Alex Rodriguez, me të cilin ishte për katër vjet në lidhje e dy vjet e fejuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat