Ja sa në të vërtetë është e pasur Dua Lipa

Bota e Yjeve

Ja sa në të vërtetë është e pasur Dua Lipa

Më: 21 maj 2022 Në ora: 12:55
Dua Lipa

Suksesi që ka arritur gjatë viteve të fundit ka shtuar ndjeshëm dhe buxhetin e Dua Lipës.

Këngëtarja shqiptare, aktualisht ndër më të kërkuarat në tregun ndërkombëtar, është bërë pjesë e listës së muzikantëve nën 30-vjeç më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar.

Ed Sheeran mund të bëhet muzikanti i parë miliarder britanik.

Këngëtari 31 vjeçar, baba i dy fëmijëve, e ka gjetur veten në vendin e 10-të në listën e muzikantëve më të pasur të Sunday Times me një pasuri totale prej 260 milionë paund.

Sa i përket listës së artistëve të rinj, poshtë moshës 30 vjeç, Harry Styles renditet në vendin e parë me 100 milionë paund.

Ish anëtari i One Direction, i cili është angazhuar vitet e fundit në karrierën e tij si solist, shtoi 25 milionë paund në pasurinë e tij duke e bërë atë muzikantin më të pasur nën moshën 30 vjeç.

Më pas vjen Dua Lipa me 60 milionë paund.

Pasi rriti pasurinë e saj me 24 milionë £ në një total prej 60 milionë £, Dua Lipa ngjitet në vendin e dytë në listën e muzikantëve të rinj, duke u barazuar me grupin e famshëm të vajzave, Little Mix.

Lista e këngëtarëve më të pasur nën 30 vjeç

Harry Styles – £100 million
Dua Lipa – £60 million (joint)
Little Mix – £60 million (joint)
Niall Horan – £52 million
Louis Tomlinson – £48 million
Liam Payne – £44 million
Zayn Malik – £36 million
Sam Smith – £34 million
Stormzy – £26 million
Lewis Capaldi – £19 million

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat