Enca paralajmëron rikthimin në muzikë

Bota e Yjeve

Enca paralajmëron rikthimin në muzikë

Më: 31 maj 2022 Në ora: 18:58
Enca Haxhia

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Enca Haxhia, kohëve të fundit ka qenë një emër shumë i komentuar në rrjetet sociale, por jo sa i përket muzikës.

Ndonëse prej disa muajsh ishte më larg projekteve të reja, ajo së fundmi ka njoftuar fansat se po bën një rikthim.

Image
Postimi i Encës

Në disa postime që ka hedhur në InstaStory, 26-vjeçarja bën me dije se së shpejti po vjen me këngë të re.

“Ka ardhur koha të ju them që… Kënga e re po vjen së shpejti. E preferuara juaj po kthehet sërish. Mbret Enca”, tha ajo.

Image
Postimi i Encës

Megjithatë, bukuroshja nuk dha ndonjë detaj se për çfarë kënge bëhet fjalë apo nëse do të jetë një bashkëpunim.

E fundit nga Haxhia mbetet “Suavele” e lansuar saktësisht më 29 korrik të vitit të kaluar.

Ky projekt deri më tani ka kaluar shifrën e mbi dy milionë klikimeve në platformën YouTube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat