Arta Nitaj shfaqet joshëse në imazhet e fundit

Bota e Yjeve

Arta Nitaj shfaqet joshëse në imazhet e fundit

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 08:50
Arta Nitaj

Modelja e njohur shqiptare, Arta Nitaj është çdo herë në fokus të mediave rozë dhe fansave të saj për postimet që bën në rrjetet sociale.

Bukuroshja nga Peja që numëron mbi 300 mijë ndjekës vetëm në Instagram sjell imazhe nga më të ndryshmet e që kryesisht janë provokuese.

Njëjtë ka vepruar edhe së fundmi, kur ajo solli disa fotografi në të cilat vëmendjen morën format e saj të tonifikuara për të cilat edhe njihet më së shumti.

Image
Arta Nitaj

Për daljen e radhës, Arta zgjodhi një bluzë të zezë elegante dhe të shkurtër ndërsa ishte kryesisht e tejdukshme.

Pjesën lartë zeshkania e përshtati me pantallona të bardhë dhe të gjerë, ndërsa dukjes i shtoi aksesor ari dhe flokët e gjata i binin mbi supe.

Image
Arta Nitaj

“Takimi yt”, ka shkruar Arta në mbishkrim që u pasua nga komente të shumta nga ana e admiruesve të saj.

Ndërkohë, rikujtojmë që projekti i saj i fundit ishte paraqitja në videoklipin e dy artisteve të njohura, Dafina Zeqiri dhe Kida “Luje belin”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat