Artistja me famë ndërkombëtare, Donna Dafi, pas publikimit të këngëve dhe aktiviteteve të tjera në nivel global, si ajo më e fundit, ku u bë imazhi i brendit “Escada” për vitin 2025, përveç pjesëmarrjes në eventin e Universal Music Group (UMG), ka zhvilluar takime të rëndësishme me përfaqësuesit e kësaj kompanie, ku është arritur dakordësia për mundësitë e një bashkëpunimi të ardhshëm.
Ky bashkëpunim mund të lidhë këngëtaren me emra të njohur të muzikës botërore dhe projekte të tjera, duke i hapur mundësi të reja për karrierën e saj.
Gjatë qëndrimit të saj në eventin e Universal Music Group, Donna ka realizuar një sërë fotosh dhe videosh, të cilat i ka shpërndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Ajo ka bërë të ditur se së shpejti do të sjellë projekte të reja.
Kjo gjë ka shtuar emocionin dhe pritshmërinë e fansave të saj.