Dua Lipa mbyll pjesën e parë të turneut

Bota e Yjeve

Dua Lipa mbyll pjesën e parë të turneut

Nga: Bota sot Më: 5 prill 2025 Në ora: 22:16
Dua Lipa

Dua Lipa ka ndarë një mesazh emocionues në rrjetet sociale, duke shpërndarë reflektime mbi pjesën e parë të turneut të saj global, "RadicalOptimismTour".

Pas tre javësh intensiteti dhe dhjetë natësh mbresëlënëse, ajo shprehu mirënjohjen për çdo moment të kaluar me adhuruesit në Australi dhe Zelandën e Re, duke falënderuar fansat për energjinë e pakufishme dhe dashurinë e ndarë gjatë çdo koncerti.

Lipa e cilësoi këtë periudhë një "mbyllje" të jashtëzakonshme, duke i quajtur mbrëmjet një "fillim të mrekullueshëm" për vitin e saj muzikor. Ajo gjithashtu theksoi disa bashkëpunime të paharrueshme, përfshirë këngëtaren Kita Alexander që e mbështeti në turne dhe shokun e saj, Neil Finn, i cili i bashkëngjiti saj në një performancë speciale për të kënduar "Don't Dream It's Over" në natën finale të turneut në këtë pjesë të botës.

Image
Dua Lipa

Ajo nuk harron të falënderojë dhe miqtë e tjerë të mëdhenj që u bashkuan me të gjatë këtij udhëtimi, përfshirë Troye Sivan, Vance Joy, Tame Impala, dhe Angus Stone, të cilët e bënë çdo natë të veçantë.

Në fund të mesazhit të saj, Dua shprehu një mirënjohje të thellë për ekipin e saj të jashtëzakonshëm, që ka punuar pa u lodhur për t’i dhënë jetë kësaj turneu global. Pas një periudhe të paharrueshme në Australi dhe Zelandën e Re, Lipa është e gatshme të niset drejt Evropës për pjesën e ardhshme të turneut të saj, duke e pritur me entuziazëm audiencën evropiane.

Image
Dua Lipa
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat