Kënëtarja nga Kosova, ikonë e popit, Dua Lipa është bërë personi më i ri që ka hyrë në listën e njerëzve më të pasur "The Sunday Times" për vitin 2025.
29-vjeçarja, fituese e disa çmimeve Brit Awards dhe tri herë fituese e çmimit Grammy, renditet në vendin e 34-të, shkruan the sun transmeton "Bota sot".
David dhe Victoria Beckham janë ndër njerëzit më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar, sipas listës vjetore të pasurisë nga The Sunday Times.
Pasuria neto e çiftit Beckham është rritur ndjeshëm që nga viti i kaluar, dhe tani çifti vlerësohet në 500 milionë paund.David dhe Victoria Beckham në një darkë në Tetbury, Angli.
David dhe Victoria Beckham kanë një pasuri të vlerësuar prej 500 milionë paund.
Georgia Toffolo renditet në vendin e 12-të me një pasuri të përbashkët prej 425 milionë paund së bashku me bashkëshortin James Watt
Pasuria e saj është vlerësuar 115 milionë paund.
Lista e këtij viti shënon rënien më të madhe të miliarderëve në historinë 37-vjeçare të këtij udhëzuesi – vetëm 156 persona u përfshinë në listë, krahasuar me kulmin prej 177 në vitin 2022.
Lista zbulon 350 individët më të pasur të vendit, të cilët së bashku kanë një pasuri prej 772.8 miliardë paund, që përfaqëson një rënie prej tre për qind krahasuar me vitin e kaluar.
Vlerësimi përfshin pasuritë e identifikueshme si toka dhe prona, asete të tilla si art dhe kuaj gare, si dhe aksione në kompani të listuara publike.
Nuk përfshihen shumat në llogaritë bankare.
Ylli i reality TV, Georgia Toffolo, renditet në vendin e 12-të në listën e personave nën 40 vjeç, me një pasuri të përbashkët prej 425 milionë paund, sipas The Sunday Times.
Kjo shifër përfshin pasurinë e vlerësuar të ish-yllit të Made In Chelsea, 30 vjeç, dhe bashkëshortit të saj, James Watt, bashkëthemelues i BrewDog.