Rita Ora mahniti me një fustan me dekolte të thellë, derisa iu bashkua aktores Jodie Turner-Smith në darkën gala “We Matter x Limitless Mental Health”, e cilau mbajt në Los Angeles.
Këngëtarja 34-vjeçare u shfaq elegante me çizme të zeza deri në gju dhe flokë të stiluar me shkëlqim klasik.
Ndërkohë, Jodie Turner-Smith, 38 vjeçe, zgjodhi një kostum me vija shumëngjyrëshe dhe e kompletoi pamjen me taka fuksia dhe bizhuteri vezulluese, shkruan DailyMail, transmeton "Bota sot".
Ngjarja u organizua nga Vas J Morgan në bashkëpunim me Limitless Films dhe u sponsorizua nga Guess Jeans, të cilët dhuruan për të mbështetur shërbime falas për shëndetin mendor në komunitete të margjinalizuara.
Menuja u përgatit nga Nobu dhe shoqërohej me pije nga Lalo Tequila dhe ëmbëlsira nga Skinny Dipped.