Vajza e Kate Moss vjedh vëmendjen në finalen e Wimbledon

Bota e Yjeve

Vajza e Kate Moss vjedh vëmendjen në finalen e Wimbledon

Nga: A.M. Më: 13 korrik 2025 Në ora: 17:46
Lila Moss

Lila Moss u shfaq me një pamje elegante dhe plot stil, teksa mbërriti në Klubin e Tenisit dhe Kroketit All England Lawn të dielën, për ditën e 14-të të Wimbledon.

Modelja 22-vjeçare tërhoqi vëmendjen me një fustan elegant blu të errët, pa mëngë, ndërsa përgatitej të ndiqte finalen e shumëpritur të meshkujve mes Carlos Alcaraz dhe Jannik Sinner.

E bija e supermodeles Kate Moss, e sapokthyer nga një udhëtim relaksues në Ibiza me nënën e saj, mahniti me siluetën e saj në fustanin e gjatë, i cili theksonte linjat e saj natyrale dhe kishte një dekolte të thellë me detaje me lidhëse, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".

Image
Lila Moss

Ajo e kompletoi pamjen me një palë taka të bardha të larta dhe një çantë dore të harmonizuar me veshjen. Flokët biondë i kishte stiluar me finesë, ndërsa si aksesorë kishte zgjedhur një palë vathë të artë dhe syze dielli për t’u mbrojtur nga dielli i verës.

Me një buzëqeshje të ndritshme në fytyrë, Lila u bë pjesë e atmosferës glamuroze në SW19, mes një morie yjesh të Hollivudit, përpara finales emocionuese të meshkujve.

Image
Lila Moss
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat