Molly Smith dhe Tom Clare fejohen në Dubai

Bota e Yjeve

Molly Smith dhe Tom Clare fejohen në Dubai

Nga: A.SH Më: 4 shtator 2025 Në ora: 12:30
Molly Smith dhe Tom Clare

Molly Smith dhe Tom Clare, një nga çiftet më të dashura që dolën nga edicioni All Stars i “Love Island”, kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre me fejesë.

Dyshja ndanë me fansat disa fotografi të ëmbla nga momenti i propozimit në Dubai, ku Tom i propozoi Molly-t në një atmosferë romantike.

Çifti u njoh dhe u lidh gjatë qëndrimit të tyre në villën e “Love Island All Stars”, duke fituar simpatinë e publikut me kimi dhe sinqeritet. Pas përfundimit të programit, ata vazhduan lidhjen edhe jashtë ekranit dhe tashmë kanë vendosur ta çojnë romancën në një nivel tjetër.

Image
Molly Smith dhe Tom Clare

Fotografitë e propozimit kanë marrë mijëra pëlqime e komente, ku ndjekësit dhe ish-konkurrentët e “Love Island” i kanë uruar për këtë hap të rëndësishëm në jetën e tyre.

Image
Molly Smith dhe Tom Clare
Image
Molly Smith dhe Tom Clare
Image
Molly Smith dhe Tom Clare
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat