Një ditë e paharrueshme për Dua Lipën

Bota e Yjeve

Një ditë e paharrueshme për Dua Lipën

Nga: Bota sot Më: 12 shtator 2025 Në ora: 19:44
Dua Lipa

Ylli ndërkombëtar i muzikës pop, Dua Lipa, ka ndarë me ndjekësit e saj një përditësim të ëmbël nga një ditë pushimi në qytetin e Bostonit.

Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, ajo ka rrëfyer për disa momente të veçanta që përjetoi gjatë ditës.

"Një ditë pushimi në Boston 🍀 një pozë e re yoga e mësuar, lobster roll (ushqim me karkaleca deti) kaq i shijshëm sa e hapa dy herë këtë javë, dhe e mbylla natën me tini perfekte pas seancës së filmit ku shoqja ime e ngushtë e fëmijërisë ishte më e miri në filmin e ri “The Conjuring”!!!!! 🥲 shumë krenare!!!", ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Image
Dua Lipa

Dua ka përmendur se gjatë ditës ka mësuar një pozë të re yoga, ka shijuar një lobster roll aq të shijshëm sa që është kthyer për ta provuar sërish gjatë javës, dhe më pas e ka mbyllur natën me “tini”-t perfekte – ndoshta duke iu referuar koktejeve martini – pas një mbrëmjeje emocionuese në kinema.

Pjesa më prekëse e postimit ishte momenti kur ajo ndau krenarinë për shoqen e saj të fëmijërisë, e cila tani luan në filmin e ri "The Conjuring". "Jam shumë krenare!", ka përfunduar ajo, duke reflektuar dashurinë dhe mbështetjen që ka për miqtë e saj të afërt, edhe në rrugëtimin e tyre artistik.

Image
Dua Lipa
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat