Helen Flanagan rrezikoi të ekspozohej nga korseja e saj me dekolte të thellë pasi u konfirmua se do të marrë pjesë në “Celebrity Ex On The Beach”, ku thuhet se synon të “sjellë pak zjarr”.
Aktorja 35-vjeçare, e njohur nga Coronation Street, publikoi në Instagram një seri fotosh mahnitëse, ku tregoi se tashmë po ndihet shumë festive.
Në një tjetër foto, ajo shihej duke përqafuar ngrohtësisht tre fëmijët e saj me pizhamat e tyre, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".
Helen është nënë e Matilda-s 10 vjeç, Delilah-s 7 vjeç dhe Charlie-t 4 vjeç, të cilët i ka me ish-të fejuarin, futbollistin Scott Sinclair. Çifti u nda në korrik 2022.
Sipas raportimeve, MTV është mjaft i entuziazmuar për pjesëmarrjen e saj në program, pasi Helen pritet “të sjellë shumë energji”.
Sipas The Sun, ajo aktualisht ndodhet jashtë vendit duke xhiruar skenat e para dhe nuk ka ndërmend të përmbahet kur bëhet fjalë për të marrë atë që dëshiron.