Fejohet Xhesika Berberi

Bota e Yjeve

Fejohet Xhesika Berberi

Më: 10 janar 2026 Në ora: 17:21
Xhesika Berberi

Modelja e njohur shqiptare, Xhesika Berberi, ka surprizuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale duke njoftuar fejesën. Përmes një postimi romantik në Instagram, ajo ka ndarë momente nga propozimi magjik që ka marrë në fillim të këtij viti.

Në fotot e publikuara, Xhesika shihet e emocionuar teksa partneri i saj i propozon në gjunjë, në një ambient të rrethuar me qirinj dhe petale trëndafili.

"E nisa vitin duke i thënë 'po' njeriut të ëndrrave të mia. Mezi pres të kaloj pjesën tjetër të jetës me ty," ka shkruar ajo krahas fotove, duke e mbyllur me dedikimin "Te amo".

Image
Xhesika Berberi

Lajmi ka shkaktuar menjëherë reagime të shumta, ku miq të njohur të showbiz-it kanë uruar çiftin për këtë hap të ri në marrëdhënien e tyre.

Image
Xhesika Berberi
Image
Xhesika Berberi
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat