Keely Hodgkinson mahnit me pamjen e saj

Bota e Yjeve

Keely Hodgkinson mahnit me pamjen e saj

Nga: A.M Më: 4 shkurt 2026 Në ora: 11:33
Keely Hodgkinson

Keely Hodgkinson tërhoqi vëmendjen teksa u shfaq në shoqërinë e Kim Kardashian gjatë lançimit të NikeSKIMS në Paris, të hënën.

Atletja 23-vjeçare e garave të mesme mahniti me fizikun e saj të tonifikuar, duke vënë në pah barkun e skalitur me një braletë të zezë, të kombinuar me një fund të zi me pala.

Kampionia olimpike në garën 800 metra i shtoi gjatësinë siluetës së saj me një palë çizme të zeza, ndërsa flokët bjonde i la të lira mbi supe, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".

Image
Keely Hodgkinson

Pamjen e kompletoi me një xhaketë lëkure të zezë, duke i dhënë një prekje edgy veshjes.

Hodgkinson shfaqi shumë elegancë paraqitjes së saj.

Image
Keely Hodgkinson
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat