Cardi B u bë protagoniste e një momenti të pazakontë gjatë festimeve të Super Bowl Weekend, pasi një ndërveprim me një robot humanoid modern u shndërrua në një skenë komike që u bë shpejt virale. Artistja, e veshur me një outfit verdhë e zi, po argëtohej në pistën e kërcimit kur vendosi të ndërvepronte me robotin, duke i dhënë atij ritëm dhe energji.
Situata mori një kthesë të papritur kur roboti humbi ekuilibrin dhe u rrëzua mbi reperen, duke i hedhur të dy përtokë. Ngjarja shkaktoi reagime të menjëhershme nga të pranishmit, ndërsa Cardi B u ngrit shpejt pa pësuar lëndime dhe e priti incidentin me të qeshura, duke vijuar më pas festën normalisht.
Pamjet e momentit u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku u komentuan gjerësisht nga fansat dhe ndjekësit e artistes. Episodi u pa si një tjetër dëshmi e spontanitetit dhe natyrës së saj të pakomplikuar, tipare që e karakterizojnë prej vitesh figurën publike të Cardi B.
Fatmirësisht, incidenti nuk pati pasoja dhe askush nuk u lëndua.
Ngjarja shtohet në listën e momenteve që kanë mbajtur Cardi B në qendër të vëmendjes gjatë fundjavës së Super Bowl-it, një periudhë e njohur për evente dhe paraqitje të shumta nga emra të njohur të industrisë së muzikës dhe argëtimit.