Aurora dhe Kushtrimi e bëjnë publike lidhjen

Bota e Yjeve

Aurora dhe Kushtrimi e bëjnë publike lidhjen

Nga: A.SH Më: 10 qershor 2026 Në ora: 08:33
Aurora dhe Kushtrimi

Dy ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, Aurora Rrusta dhe Kushtrim Kelani, kanë vendosur të mos fshihen më nga publiku, duke konfirmuar zyrtarisht lidhjen e tyre të dashurisë.

Pas javësh spekulimesh dhe aludimesh në rrjetet sociale, dyshja kanë ndarë momente së bashku, duke vulosur romancën që kishte ngjallur shumë kureshtje te fansat.

Marrëdhënia e tyre kishte qenë në qendër të vëmendjes edhe më herët, sidomos pasi u filmuan duke shkëmbyer puthje dhe përqafime në një klub nate në Prishtinë. 

Image
Aurora dhe Kushtrimi

Tashmë, me paraqitjen e tyre publike si çift, Aurora dhe Kushtrimi duket se kanë zgjedhur t’i japin fund çdo dileme, duke e bërë të qartë se po shijojnë një romancë larg kamerave të BBVK-së, por pranë njëri-tjetrit.

Image
Aurora dhe Kushtrimi
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat