Rrahu gruan shtatzënë, policia arreston 21 vjeçarin shqiptar në Itali

Diaspora

Rrahu gruan shtatzënë, policia arreston 21 vjeçarin shqiptar në Itali

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 18:58
Foto ilustrim

Një i ri shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane pasi ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes shtatzënë.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në Castelfranco, pranë Modenas, pas një konflikti për motive të dobëta.

I riu shqiptar, vetëm 21 vjeç, kishte goditur me shkelma dhe shpulla bashkëshorten e tij, gjithashtu shqiptare.

Pas plagëve të marra nga dhuna e ushtruar, bashkëshortja u dërgua në Spitalin e Modenas, ndërsa 21-vjeçari shqiptar përfundoi në prangat e karabinierëve

Identiteti i të arrestuarit nuk është bërë ende i ditur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat