Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, ja pistat ku po hetohet

Diaspora

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, ja pistat ku po hetohet

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 09:40
Spanjë

Policia spanjolle ka nisur hetimet për vrasjen e shqiptarit me armë zjarri mbrëmjen e së premtes.

Dyshohet se ekzekutimi i tij lidhet me pastrimin e llogarive dhe me operacionin e nëntorit të kaluar ku u arrestuan 6 persona për krime të falsifikimit të dokumenteve, trafikut të drogës dhe përfshirjes në një grup kriminal, shkruajnë mediat spanjolle.

Vrasja e shqiptarit, identiteti i të cilit nuk është zbuluar ende ndodhi pak minuta pas orës 11:00 të mbrëmjes në restorantin ‘The Orange Tree’ në El Albir.

Ai ndërroi jetë pak minuta pasi u qëllua.

Sipas dëshmitarëve okularë, një burrë me fytyrën e fshehur nën kapuç iu afrua vendit ku ndodhej shqiptari me partneren e tij, një grua me kombësi angleze, dhe e qëlloi atë disa herë.

Një kamerier raportoi se ata dëgjuan disa të shtëna, dhe një koleg i tij u përpoq ti jepte ndihmës e parë te plagosurit, ndërsa autori u largua në këmbë.

Kur arritën agjentët e policisë, viktima ishte i shtrirë në tokë me pesë plumba në trup dhe u transferua në një gjendje shumë të rëndë në një spital, por nuk ia doli të mbijetojë.

Nëntorin e kaluar, në një operacion të përbashkët nga Policia Kombëtare dhe Garda Civile, 6 persona u arrestuan në të njëjtën zonë për krime të pretenduara të falsifikimit të dokumenteve, trafikut të drogës dhe përkatësisë në një grup kriminal.

Mes të arrestuarve, të cilët u lanë të lirë nga autoriteti gjyqësor, kishte qytetarë të kombësive të ndryshme, njëri prej të cilëve ishte shqiptar. Aso kohe, u sekuestruan dy automjete luksoze me vlerë prej 130,000 euro, pajisje elektronike, karta bankare dhe telefona celularë, me një vlerë të përgjithshme prej 170,000 euro.

Vrasja e shqiptarit ndodhi vetëm disa ditë pasi, në një operacion nga Trupat e Policisë Kombëtare, disa anëtarë të një rrjeti rus u arrestuan në Altea, të akuzuar për pastrim parash dhe për përpjekje për tu infiltruar në institucionet publike.

Një nga objektivat e kësaj bande ishte instalimi i një kampingu për automjete luksoze në Altea, një distancë e shkurtër nga vendi ku u krye krimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat