Masakra në Greqi/ Babai humbi jetën, djali: Na qëlluan për 600 euro

Diaspora

Masakra në Greqi/ Babai humbi jetën, djali: Na qëlluan për 600 euro

Më: 14 janar 2021 Në ora: 19:32
Anxhelo dhe Mihal Llangozi

Shqiptari Edmond Llangozi u ekzekutua në Greqi pas një sherri për një borxh 600 euro, ndërsa dy djemtë e tij, Anxhelo dhe Mihal Llangozi janë të plagosur në spital.

Mediat greke kanë intervistuar njërin nga dy vëllezërit, Mihal Llangozin, i cili ka rrëfyer si nisi sherri me 5 personat që hapën zjarr në lokal pas ndjekjes në një nga sheshet e Athinës. “Babai nuk ishte i përfshirë”, tha djali.

“Ata na ndoqën, pasi qëlluan vëllanë tim, erdhi babai në ndihmë. Ata e qëlluan atë katër herë, vetëm një plumb e goditi atë”, tha më tej ai.

Por përse ndodhi sherri? Sipas djalit të viktimës, vëllai i tij, Anxhelo kishte caktuar një takim me këta persona për t’u kthyer një borxh 600 euro.

Policia është në kërkim të autorëve të vrasjes që sipas vëllezërve janë shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat