Elona po hetohet nga 'prokurorja e hekurt', çfarë zbuloi përgjimi

Diaspora

Elona po hetohet nga 'prokurorja e hekurt', çfarë zbuloi përgjimi

Më: 15 janar 2021 Në ora: 16:36
Elona Kalesha

Elona Kalesha, shqiptarja 36-vjeçare, e arrestuar për vrasjen e çiftit Shpëtim dhe Teuta Pasho në Itali, do vazhdojë të mbetet në burg.

Ky është vendimi i marrë nga gjykata në Firence. Ajo akuzohet për vrasje të dyfishtë, për mashtrim dhe masakrim të kufomave.

Kalesha është i vetmi person i arrestuar dhe i akuzuar për krimin makabër. Çifti Pasho u vra dhe trupat e tyre u copëtuan në nëntor të vitit 2015. Kufomat u gjetën rastësisht dhjetorin e shkuar të shpërndarë në katër valixhe.

Avokatët e Kaleshas thanë se nuk ka ndonjë provë për ta fajësuar atë për vrasjen. Kjo edhe për shkak se ajo ka vendosur të heshtë përballë prokurorisë.

Por prokurorja Ornella Galeotti ka ofruar prova dhe dokumente shtesë.

Kurse gazeta La Nazione thekson se Galeotti është ndër prokuroret e njohura për rastet e vështira. Si prokurore e hekurt ajo ka hetuar disa dosje të rënda.

Mes provave janë edhe përgjimet telefonike të dhjetorit, kur Elona nuk e dinte se ishte duke u përgjuar. Elona u vendos nën përgjim me urdhër të prokurores.

Ajo përpiqet që të devijojë hetimet për ngjarjen, duke u përpjekur që të ngarkojë me përgjegjësi për krimin, djalin e çiftit, Taulantin.

Gjatë përgjimeve, Kalesha shqetësohet për mundësinë e gjurmëve të ADN-së dhe të tjerave prova gjatë hetimeve.

Motivi i krimit, sipas hetuesve, ishte një shumë prej 40 mijë eurosh, që çifti Pasho i ruante në emër të të birit, që ndodhej në burg.

Për momentin prokurorja është duke kërkuar bashkëpunëtorët e saj, për shkak se mbetet e vështirë të besohet se ajo e ka kryer e vetme krimin monstruoz.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat