Shqiptari “çmend” mediat britanike: Rikthehet sërish dhe hedh foto me ‘Porsche’

Diaspora

Shqiptari “çmend” mediat britanike: Rikthehet sërish dhe hedh foto me ‘Porsche’

Më: 17 janar 2021 Në ora: 07:40
Doran Puka

Mediat britanike kanë publikuar foton e një shqiptari, të identifikuar si Doran Puka, i cili është dëbuar dy herë nga Anglia, por është kthyer sërish. 

“Një hajdut shqiptar i dëbuar dy herë nga Britania e Madhe për krimet e tij është kthyer sërish në Britani si një imigrant i paligjshëm.

Ai postoi foto në Instagram duke pirë kokteje dhe duke udhëtuar me një Porsche rrugëve të qytetit,”- shkruan Telegraph.co.uk.

Image
Telegraph.co.uk

Bazuar në të dhënat e publikuara nga media britanike, Doran Puka ishte dënuar me 9 muaj burg për vjedhje, por edhe pse i deportuar, ai gjeti rrugën për t'u rifutur në "tokën e ëndërruar".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat