Sqarim nga Lobi Shqiptar rreth zgjedhjeve në Republikën e Kosovës

Diaspora

Sqarim nga Lobi Shqiptar rreth zgjedhjeve në Republikën e Kosovës

Nga: Halit Nezaj Më: 18 janar 2021 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Të dashur bashkatdhetar, të dashura zonja dhe zotërinj, lobist dhe lobiste, vëllezër dhe motra,

tani kur në Republikën e Kosovës, partitë politike janë certifikuar, kur edhe emrat e kandidatëve që garojnë në parti të ndryshme janë shpallur, ka filluar të ndihet presioni edhe mbi Lobin Shqiptar, si organizatë mbarëkombëtare, më e madhe në Mërgatë, nga partit apo kandidatët.

Pra presioni i tyre është për ti përkrahur, apo për të lobuar për ato parti.

Edhe pse nga radhët tona, ka edhe disa aktivist të Lobit që janë përcaktuar edhe si kandidatë për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, ju njoftojmë dhe ju bëjmë me dije se:

Lobi Shqiptar nuk ka të drejtë të loboj, por edhe nuk lejon askënd të bënë fushatë në emër të ndonjë partie politike, apo të ndonjë kandidati të çfarëdo partie politike nga Atdheu.

Këtë nuk e lejon statuti sepse Lobi Shqiptar është një organizatë, jo fetare dhe jo partiake, apo thënë e kundërta, shumë fetare, dhe shumë partiake, pa dallime regjionale, gjinore dhe dallime tjera.

Pra bashkon të gjithë ata që e quhen shqiptar, e ndiejnë vetën që janë shqiptar dhe miqve të shqiptarëve.

Lobi Shqiptar mundohet ti motivon shqiptarët, të jetojnë në një harmoni fetare si pasuri e jona kombëtare, në një pluralizëm të shëndosh politik, ku edhe fushatat partiake të bëhet e butë e jo e egër dhe mundohet të gjene më të mirat kombëtare që ti paraqes botës, me qëllimin e ngritjes së imazhit kombëtar.

Lobi Shqiptar mundohet ti mbroj të drejtat e shqiptarëve gjithë kah janë dhe të loboj për çështje të interesave kombëtare, në fushave si ajo e, kulturës, ekonomisë, humanizmit dhe lobingu politik kur është fjala te kandidatët mërgimtar që kandidojn jashtë Atdheut.

Të dashur vëllezër dhe motra, ndoshta e keni vërejtur se ka edhe lobist, që bëjnë fushata për ndonjë parti apo tjetër, ka edhe aktivist që favorizojnë këtë parti, apo tjetrën, por ju lutëm për mirëkuptim dhe tolerancë sepse ju siguroj, se të gjithë anëtarët dhe aktivistët e Lobit Shqiptar që marrin pjesë në fushata, ata e bëjnë vetëm në emrin e tyre, ku edhe kan të drejtë.

Ata nuk e bëjnë fushatën e tyre në asnjë mënyrë në emër të Lobit Shqiptar.

Ju sigurojmë se nëse dikush nga lobistët, bënë fushatë në emër të organizatës sonë, do t´i epet Komisionit Disiplinor dhe do të ken pasoja deri në përjashtim nga organizata e Lobit Shqiptar, prandaj, ju lutëm, të mos etiketohet Lobi Shqiptar si partiak, nëse ndonjë aktivist gjendet në radha të ndonjë partie, apo emri i tyre gjendet në lista të kandidatit.

Fundja nuk është qëllimi i jonë që shoqërinë tonë ta bëjmë jopartiake, nuk është qëllimi që njerëzit ti bëjmë jopolitik, por ti bëjmë të jetojnë bashkë në harmoni edhe pse kemi dallime dhe divergjenca të ndryshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat