Masakrojnë me thikë dy bashkëkombasit e tyre, arrestohen 2 shqiptarë në Francë

Diaspora

Masakrojnë me thikë dy bashkëkombasit e tyre, arrestohen 2 shqiptarë në Francë

Më: 22 janar 2021 Në ora: 19:54
Ilustrim

Policia Franceze ka arrestuar në qytetin e Bordeaux dy shqiptarë, të dyshuar si autorë të një tentative vrase, ngjarje e ndodhur më 20 janar në qytetin spanjoll Kantabrian të Hoznayo.

Bëhet fjalë për dy shqiptarë, të moshës 27 dhe 29 vjeç, të cilët kanë qenë nën hetim si pjesë e një organizate kriminale që merrej me emigracionin e paligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Edhe dy viktimat janë dy të rinj nga Shqipëria. Njëri prej tyre mori gjashtë goditje me thikë në gjoks dhe shpinë, ndërsa tjetri në këmbë.

Siç raportojnë mediat spanjolle, sulmi ndodhi pas mesnatës së datës 20 janar, në një zonë parkimi kamionësh në Hoznayo, pas një grindje mes katër shqiptarëve.

Në një moment, 27 dhe 29 vjeçari sulmuan me thika dy të tjerët, duke u shkaktuar atyre lëndime të ndryshme, njëri prej tyre u dërgua me urgjencë në spital, në gjendje shumë të rëndë, përcjell Ora News.

Garda Civile menjëherë filloi një hetim për vrasje në tentativë, duke marrë të dhëna të ndryshme nga automjeti dhe duke gjetur armët e përdorura në sulm, dy thika kuzhine me një teh rreth 20 centimetra në të cilat kishte ende gjurmë gjaku.

Hetimet në makinë zbuluan se ajo ishte përdorur nga dy persona që po hetoheshin për favorizimin e imigracionit të paligjshëm dhe të cilët mund të ishin larguar në Francë, ndaj dhe u njoftua policia franceze.

Në të njëjtën ditë, Policia Franceze njoftoi se kishte lokalizuar automjetin në Bordeaux. Ndërsa, në funksion të këtyre të dhënave, gjykata lëshoi ​​një urdhër-arresti për shqiptarët.

Të arrestuarit tashmë ndodhen në Francë, ndërsa pritet ti dorëzohen së shpejti autoriteteve spanjolle.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat