Shqiptarja 101 vjeçare mposhtë koronavirusin, mediat italiane shkruajnë për të

Diaspora

Shqiptarja 101 vjeçare mposhtë koronavirusin, mediat italiane shkruajnë për të

Më: 24 janar 2021 Në ora: 10:57
Bajame Goxhabelli

Mediumi italian “UdineToday” i ka kushtuar një artikull shqiptares 101 vjeçare, Bajame Goxhabelli.

Sipas artikullit, Goxhabelli ka arritur të mposhtë koronavirusin dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Bajame Goxhabelli jeton në Tricesimo dhe ka 101 vjet, shtatë fëmijë, 15 nipër e mbesa dhe mbesa e mbesa: pasi ishte pozitive për Covid, ajo kurrë nuk ka mundur të largohet nga shtëpia e saj”, thuhet në artikullin e mediumit italian.

Mbesa e saj, Esmeralda në prononcim për “UdineToday” u shprehë se gjyshja e saj është në gjendje të mirë fizike dhe mendore.

“Gjyshja jonë 101 vjeçare i mbijetoi Covidit dhe për momentin është në shëndet të mirë fizik dhe mendor:  ajo madje kujton emrat e stërnipërve të saj”, thotë Esmeralda.

Bajame Goxhabelli pati vështirësi të shumta gjatë sëmundjes, por ajo arriti të mposhtë koronavirusin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat