Mykonos: Arrestohet çifti shqiptar, transportonin kokainë në arusha prej pelushi

Diaspora

Mykonos: Arrestohet çifti shqiptar, transportonin kokainë në arusha prej pelushi

Më: 30 janar 2021 Në ora: 16:13
Ajo merrte përsipër të transportonte kokainën me arushët prej pelushi duke ju hedhur hi syve autoriteteve

Një shqiptar i njohur me emrin Adrian së bashku me bashkëpunëtoren e tij dhe ajo shqiptare, 'Nela' janë arrestuar në Mykonos.

45 vjeçari i njohur në sheshet e Athinës dhe Mykonos me emrin e koduar ‘Marsi’ kishte si krah të djathë bjondën simpatike, shkruajnë mediat greke.

Në fakt ishte ajo që merrte përsipër të transportonte kokainën me arushët prej pelushi duke ju hedhur hi syve autoriteteve.

Por pasditja e 29 janarit ishte transferimi i fundit.

Prokuroria e Drogave të Autoritetit Portual të Mykonos pas informacionit, bllokuan çiftin sapo zbritën nga anija dhe i vunë në pranga.

Por si u krye arrestimi i tyre?

Ata lëviznin shpesh me makinë ose në këmbë duke përdorur anijën Blue Star Mykonos E/G-OG.

 Më pas çifit u vendosën nën vëzhgim nga afër.

45 vjeçari u drejtua drejt shtëpisë së bashkëpunëtores së tij.

 Më vonë aty u larguan nga shtëpia për në portin e ri të Mykonos.

Pasi e akuzuara doli nga automjeti dhe në çastin kur po blente një biletë për Pireun, një ekzekutiv i zyrës së Prokurorisë së Drogës me ndihmën e një qeni zbulues të drogës K9 Ugly, kontrolluan të akuzuarit.

 Pas kontrollit,  'Nela' deklaroi se ajo transportoi një arush pelushi me përmbajtje droge prej një shume 600 euro.

 Siç u konstatua më vonë, brenda në arush ishin tre pako najloni me kokainë në formën e shkëmbit me peshë 317.35 gram ".

Ata u vunë menjëherë në pranga ndërsa hetimet e dy shërbimeve vazhdojnë për të gjetur anëtarët e tjerë të qarkut dhe klientelën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat