Gjykatësja dënoi shqiptarin me 30 muaj burg, kjo është arsyeja

Diaspora

Gjykatësja dënoi shqiptarin me 30 muaj burg, kjo është arsyeja

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 11:16
Ilustrim

Shqiptari, Shkumbin Lala është kapur në flagrancë në një shtëpi me 147 bimë kanabis me një vlerë prej 80 mijë paund, teksa është munduar të arratiset nga dritarja, në Sheffield të Britanisë së Madhe.

Gjatë seancës gjyqësore, pasi foli prokurori, Lala pretendoi se në Sheffiield ishte vetëm prej disa javësh dhe se nuk ishte pronari i bimëve narkotike por vetëm përgjegjës për ujitjen e tyre.

Lala, në seancë kishte një përkthyes shqiptar dhe fillimisht tha se në Britaninë e Madhe ka hyrë ilegalisht kundrejt shumës prej 17 mijë dollarësh në tetor të vitit 2019 dhe se ai ende kishte borxh shumën prej 15 mijë dollarësh. Më parë ai punonte në Londër si ndërtues por për shkak të pandemisë puna “ra”.

Shqiptari i cili nuk ka qenë i dënuar më parë, ka shtuar gjithashtu se ai ra dakord për tu kujdesur për bimët narkotike, pasi pronari i tyre i kishte premtuar se kur ato do të shiteshin ai do të merrte 25% të fitimit.

Gjykatësja dënoi shqiptarin me 30 muaj burg, ndërkohë që ai në fund tha se pasi të përfundojë dënimin do të kthehet në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat