Ekzekutimi i Armando Beqirit në Islandë/ Një shqiptar pranon vrasjen e planifikuar

Diaspora

Ekzekutimi i Armando Beqirit në Islandë/ Një shqiptar pranon vrasjen e planifikuar

Më: 27 mars 2021 Në ora: 06:54
Armando Beqiri

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e Armando Beqiri, i cili humbi jetën jashtë shtëpisë së tij në Rauoageroi në Reykjavík. Në vendngjarje u gjetën nëntë gëzhoja plumbash, pasi ai ishte goditur në kokë dhe shpinë. 

Mediat vendase kanë njoftuar se një shqiptar i arrestuar ka rrëfyer për vrasjen e 40-vjeçarit shqiptar më 13 shkurt. Policia konsideron që rrëfimi të jetë në përputhje me të dhënat dhe teoritë e policisë. Kjo u deklarua në një konferencë shtypi pasdite.

Hetimi policor zbuloi se kjo vrasje ishte një zgjidhje midis grupeve kriminale, vendase dhe të huaja. Dymbëdhjetë persona u arrestuan ndërsa nëntë të tjerë u mbajtën në paraburgim. Ndërkohë mes të arrestuarve ka patur edhe shqiptarë të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në planifikim, si para ashtu edhe pas vrasjes.

Autori i krimit kishte të paktën shtatë vite që jetonte në Islandë. Hetimet kanë zbuluar se vrasja ishte e planifikuar. Megjithatë ata nuk dhanë detaje se kush është kreu i grupit të krimit të organizuar. Gjatë operacionit, policia sekuestroi armë dhe drogë. Një zyrtar i policisë tha se Armando Beqiraj ishte i përfshirë në krimin e organizuar. Pistoleta e krimit u gjet në det. Ajo ishte me silenciator dhe ishte vjedhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat