Kush është 35-vjeçari shqiptar që ekzekutoi Armando Beqirin në Islandë

Diaspora

Kush është 35-vjeçari shqiptar që ekzekutoi Armando Beqirin në Islandë

Më: 27 mars 2021 Në ora: 09:21
Armando Beqiri

Zbardhet ekzekutimi i shqiptarit Armando Beqiri në 13 shkurt të këtij viti në Islandë. Autori është një shqiptar, që e ka pranuar krimin. Policia islandeze në një konferencë për shtyp sot në Reikjavik deklaroi se Beqiri ishte i lidhur me krimin e organizuar.

Policia islandeze në një konferencë për shtyp në Reikjavik deklaroi se Armando Beqiri ishte i lidhur me krimin e organizuar. Autori i arrestuar është Angjelin Stërkaj, 35 vjeç, por në rrjetet sociale identifikohet si Angjelin Mark Stërkaj.  

Stërkaj nuk është një emër i panjohur edhe për policinë shqiptare, pasi është shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë. Sipas mediave ndërkombëtare ai ka jetuar në Islandë për rreth 7 vjet dhe është e qartë se kishte armiqësi midis tij dhe Armando Beqirit, të ndjerit.

Armando drejtonte një kompani sigurie me disa bashkatdhetarë të tij. Policia pretendoi sot në një konferencë për shtyp se ai kishte pasur lidhje me botën e krimit.

Angjelin Stërkaj u arrestua tre ditë pas vrasjes së Armando Beqirit. Ai vazhdimisht e mohoi se kishte lidhje me ekzekutimin e Armando Beqirit, por hetimet dhe të dhënat e policisë zbuluan se vrasja ishte kryer nga ai.

Në takimin informues u tha që policia e konsideron është në dijeni të arsyes së vrasjes, por nuk e bën të ditur atë. Burimet e pakonfirmuara të medias islandeze pretendojnë se armiqësia personale midis Armando dhe Angjelin është arsyeja kryesore e vrasjes. 

Armando Beqiri u ekzekutua me pistoletë silenciator më 13 shkurt në derë të shtëpisë, rreth orës 23:57, sapo ishe kthyer në shtëpi dhe kishte parkuar makinën. Autori i cili po e priste e ka qëlluar me më shumë se 5 plumba, pas shpine, në qafë dhe kokë, duke bërë që 33-vjeçari të ndërronte jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Image
Angjelin Stërkaj
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat