Si i shpëtojnë anëtarët e bandave shqiptare të drogës deportimit nga Britania dhe pse ky “student” është shembull i…

Diaspora

Si i shpëtojnë anëtarët e bandave shqiptare të drogës deportimit nga Britania dhe pse ky “student” është shembull i…

Më: 7 prill 2021 Në ora: 23:56
Armelind Rexha

Bandat shqiptare të drogës që drejtojnë fermat e kanabisit në të gjithë Britaninë po paraqiten si viktima të skllavërisë moderne dhe trafikimit njerëzor për të shmangur ndjekjen penale.

Shefat e policisë kanë parë një rritje të ndjeshme të “viktimave” të pretenduara nga Ballkani perëndimor duke përdorur Mekanizmin Kombëtar të Referimit (MKR)- një mjet i përdorur për të nxjerrë në pah rastet e mundshme ku njerëzit mund të jenë shfrytëzuar.

Kopshtarët e arrestuar gjatë bastisjeve në ferma shpesh përdorin sisteme të dizajnuara për të mbrojtur viktimat e skllavërisë moderne, duke i lejuar ata të shmangin arrestimin. Policia ka gjetur të njëjtët të dyshuar në vende të reja dhe Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) tha se pretendimet e viktimave ishin “me të vërtetë të diskutueshme”, shkruan “Times”.

Nga 10,613 viktima të mundshme të trafikimit, skllavërisë dhe punës së detyruar të referuara në MKR vitin e kaluar, 452, më shumë se katër përqind – ishin shqiptarë, tregojnë shifrat.

Bosët thanë se kishte pasur një ‘rritje alarmante’ të migrantëve të paligjshëm që kërkonin referime, që do të thoshte se ata shmangin ndalimin, ngadalësojnë deportimin dhe në disa raste i shpëtojnë largimit përfundimtar nga vendit.

Policia në Derbyshire vëren një prirje në rritje të shqiptarëve të arrestuar gjatë bastisjeve të drogës, që pretendojnë të jenë viktima të skllavërisë.

Ndihmësi i shefit të policisë Dejv Kirby i tha gazetës: ‘Nuk ka dyshim se është një taktikë e njohur.

Në rreth nëntë nga dhjetë raste, pretenduesit mund të shpëtojnë nga largimi nga vendi për rreth një vit.

Kjo sepse ato mbrohen sapo autoritetet vendosin që ekzistojnë ‘baza të arsyeshme’ për të besuar se mund të jenë viktimë moderne e skllavërisë, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar, i cili rrallë vuloset në më pak se 12 muaj.

Si rezultat, Sekretari i Brendshëm Priti Patel tani po mbikëqyr planet për të hedhur një përcaktim të ri të ‘rendit publik’, i cili do të lejojë shefat e policisë të refuzojnë mbrojtjen e NRM ndaj atyre që kryejnë krime të rënda ose kërcënojnë sigurinë kombëtare.

Kjo vjen në mes të një trendi të bosëve kriminelë që kontrabandojnë ilegalisht “specialistë” në Mbretërinë e Bashkuar dhe duke i vendosur në depot dhe ndërtesat e bllokuara.

Në Middlesbrough, policia aktualisht po kontrollon fermat e kanabisit në baza mujore dhe duke gjetur një numër të madh shqiptarësh.

Një shembull i tillë është ai i Armelind Rexhës, i cili mbërriti në Britani me një vizë studentore dhe pretendoi se ishte i detyruar të rriste bimët pasi u zbulua në një kulturë me vlerë rreth 672,000 paund.

Sidoqoftë, Dame Sara Thornton, komisioneri i pavarur kundër skllavërisë, bëri thirrje që policia të vazhdojë të shqyrtojë nëse të dyshuarit mund të jenë viktimë, madje edhe mes raporteve për pretendime të dyshimta.

Ajo tha: “Është jetike që të ketë një hetim të plotë në fazat më të hershme në mënyrë që viktimat të identifikohen dhe kriminelët e organizuar të pengohen”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat