Pilotja me prejardhje shqiptare, 78 ditë në aeroplanin amerikan mbi Serbi

Diaspora

Pilotja me prejardhje shqiptare, 78 ditë në aeroplanin amerikan mbi Serbi

Nga: Fahri Xharra Më: 17 prill 2021 Në ora: 22:33
Pilotja me prejardhje shqiptare, 78 ditë në aeroplanin amerikan mbi Serbi

Me aeroplanin e saj bombardoi dhe fuqizoi aeroplanët e NATO-s ndërsa po kryenin intervenimin mbi trupat serbe në Kosovë.

Kjo është Faruza Kallaba, shqiptaro-amerikania e parë që për 78 ditë ndërhyrje pati një rol tejet të rëndësishëm në këtë mision.

Ajo krenohet për këtë mision të vështirë që kishte, sepse konsideron që në atë mënyrë kishte ndihmuar atdheun e babait të saj.

Image
Uniforma e pilotes amerikane me origjinë shqiptare

“Emocionet e mia ishin sa profesionale aq edhe personale. Ishte një përzierje e ndjenjave që më dha më shumë përkushtim për të nxjerrë një rezultat të mirë”, shkruante Shaqir Foniqi, i cili kishte realizuar një intervistë me të në vitin 2013.

Ajo sikurse theksuam më lartë kishit një rol shumë aktiv dhe të rrallë e specifik me 1999, kur NATO bombardoi caqet serbe në Kosovë, e bënte furnizimin e aeroplanëve bombardues me kerozinë (në qiell).

“Unë ndihem shumë krenare me karrierën time. Edhe familja ime është po ashtu shumë krenare. Ata shpeshherë flasin për këtë, pasi duan që të vegjlit të dinë për mua. Kur mendoj për gjithë vitet e kaluara, është e vështirë të besoj se e kam arritur gjithë këtë. Ishte punë e rëndë, por ia vlente që të djersitesh, sidomos kur dihet se kisha rastin për t’i ndihmuar Kosovës.” Dhe më pas shton: “Nuk më kujtohet saktësisht se sa orë kam kaluar në ajër. Por, janë rreth 4000 orë. Unë kam udhëtuar përreth botës. Shumë shpesh. Duket se kam udhëtuar më shumë se sa që kam qenë në shtëpi. Më pëlqen thesari i gjithë asaj që kam parë. Por, që ta përfundoj karrierën me çlirimin e Kosovës kjo ishte përtej dëshirave të realitetit”.

Ndërsa kushurira e saj Arta Kallaba shkruan në faqen e saj në facebook; “Në muzeun e Kosovë aty pranë Uniformes së Gjeneralit Wesley Clarck dhe kapelës së Zonjes Madeleine Albright është edhe uniforma e e pilotes shqiptare e cila me forcat amerikane dhe NATO-n i doli në ndihmë popullit të saj me 1999″.

Faruza Kallaba u lind në Damask të Sirisë, nga babai shqiptar, Haki Kallaba me prejardhje nga Kamenica e Kosovës, dhe nëna ukrainase, Ana Senkiewicz.

Ajo dhe familja e saj ishin shpërngulur nga Arabia në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku edhe jetojnë sot.

Faruza Kallaba është e diplomuar me Akademinë Ushtarake në Universitetin e Ilinoisit me 1989 dhe ishte gruaja e parë e ekuipazhit të Gardës Nacionale të Forcave Ajrore të Ilinoisit, që nga viti 1984, thuhet në materialin e referuar nga Fahri Xharra, Gjakovë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat