“S’merrem më me ju”/ E ëma e shqiptarit të ezkekutuar në mes të Athinës: Urdhri i vrasjes u dha nga ...

Diaspora

“S’merrem më me ju”/ E ëma e shqiptarit të ezkekutuar në mes të Athinës: Urdhri i vrasjes u dha nga ...

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 21:06
E ëma e 32-vjeçarit

Një 32-vjeçar shqiptar, konkretisht Aris Papas, u ekzekutua të dielën e kaluar në Greqi teksa ishte duke ulur në një lokal në Athinë. Autorë të vrasjes dyshohet se janë grupet kriminale rivale, pasi sipas mediave greke viktima ishte pjesë e një bande që vepronte që nga vitet 2007-2008. Nëna e tij ka folur sërish për mediat greke dhe tha se ishte e bindur që urdhri ishte dhënë nga brenda qelisë.

E ëma e 32-vjeçarit tha: "Urdhri erdhi nga brenda dhe ata vranë djalin tim. E gjithë historia ishte brenda burgut. Tre herë Arisi u plagos, urdhri ishte nga brenda burgut, sepse Aris donte të largohej. Unë nuk dua të merrem më me ju. Mbaroi. Dhe ata e vranë.

Le të kalben në burg këta njerëz që kanë vrarë kaq shumë njerëz. Të gjithë miqtë e djalit tim janë vrarë që nga viti 2009. Ai mund të tregonte, kështu që ata e vranë. Nuk e di kush fshihet pas vrasjes së fëmijës tim. Vrasësit vazhdojnë të bëjnë punën e tyre. Vetëm policia i di të gjitha këto".

Shqiptari ishte i frikësuar dhe lëvizite gjithmonë me anti-plumb, por ditën e vetme që nuk e veshi u ekzekutua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat