Goditet banda e rrezikshme e drogës në Greqi, drejtohej nga një shqiptar (Emri)

Diaspora

Goditet banda e rrezikshme e drogës në Greqi, drejtohej nga një shqiptar (Emri)

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 19:47
Policia greke

Autoritete greke kanë goditur një grup të strukturuar kriminal, që trafikonte lëndë narkotike nga Holanda në ishullin e Mykonos. Ky grup kriminal, drejtohej nga një shqiptar, i identifikuar si Gjergji Kapaj, 43 vjeç.

Si rezultat i operacionit të zhvilluar në vendin fqinj, është bërë i mundur arrestimi i pesë personave, teksa është bërë edhe sekuestrimi i një sasie lënde narkotike, disa armëve dhe automjeteve, shkruan Protothema.

Ndërkohë, bëhet me dije se policia përdori dronët për të kontrolluar të gjitha lëvizjet e anëtarëve të bandës shqiptare.

Mediat greke e kanë cilësuar grupin shqiptar si “unazë” të trafikut në Mykonos, ndërsa drejtuesin Kapaj, një kriminel të rrezikshëm, të skeduar për disa ngjarje por që ka arritur t’i shpëtojë policisë në të shumtën e rasteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat