Brenda bandës shqiptare në Mykonos, i fundosën përgjimet

Diaspora

Brenda bandës shqiptare në Mykonos, i fundosën përgjimet

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 22:28
Banda shqiptare

Pak ditë më parë në Greqi u godit një bandë shqiptare e kokainës, që furnizohej në Holandë dhe e trafikonte në Athinë dhe Mykonos.

Grupi i strukturuar kriminal u shkatërrua pas një hetimi disa mujor të agjentëve. Përgjimet, ndjekjet e lëvizjeve dhe metodat e tjera të përdorura nga autoritetet greke i dhanë fund funksionimit të grupit, që drejtohej nga një trafikant i skeduar në dosjet greke.

Mediat greke kanë zbuluar pjesë nga dosja, inicialet e shqiptarëve të arrestuar, shumat e eurove të sekuestruara, dozat e kokainës, fotot nga aksioni, të siguruara me dron, mjetet e përgatitjet së lëndës narkotike për shpërndarje, por mbi të gjitha edhe listën me disa emra shqiptarë si; Landi, Rrushi, Rino, Klajdi, Fero, Agori dhe përbri shumat e eurove.

Një nga të arrestuarit me inicialet N.K. 30 vjeç dhe kishte në zotërim një motor me të cilin lëvizte dhe komunikonte me grupin. Autori i dytë, i cili mori pjesë në trafikun e kokainës dhe u identifikua është me inicialet M.R. i cili arrestuar dhe dënuar më parë për trafik droge.

Një anëtar tjetër i bandës me inicialet I.T. zhvillonte takime në pjesë të ndryshme të Athinës, ndërsa shtëpia e tij përdorej nga anëtarët e grupit si bazë.

Nga “zbërthimi” i telefonit, policia gjeti hartën e itinerarit të ndjekur nga banda për të marrë drogën nga Holanda për ta shpërndarë më pas në Athinë dhe Mykonos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat