Shqiptari kapet me 500 mijë euro kokainë “Prada”, gjesti që e fundosi

Diaspora

Shqiptari kapet me 500 mijë euro kokainë “Prada”, gjesti që e fundosi

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 22:49
Shqiptari u arrestua në zonën “Corso Moncalieri” në Torino, gjatë një kontrolli rutinë nga ana e policisë

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar shqiptar, i cili u kap me një sasi prej 6 kg kokainë, që po e transportonte me makinë.

Sipas mediave italiane, shqiptari u arrestua në zonën “Corso Moncalieri” në Torino, gjatë një kontrolli rutinë nga ana e policisë.

Nervozizmi i të riut shqiptar ka bërë që policia të dyshojë, duke vijuar kontrollet më të hollësishme dhe me pas gjeti në makinë sasinë e drogës. Lënda narkotike ishte fshehur në qese dhe mbante të stampuar logon e markës së njohur “Prada”.

Sipas autoriteteve, nëse droga do të hidhej në treg, vlera e saj do të ishte rreth 500 mijë euro.

Tashmë raportohet se 32-vjeçari, emri i të cilit nuk është identifikuar është arrestuar nga Policia, ndërsa gjykata pritet të japë vendimin për të.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat