Vrasja e 20-vjeçares britanike, mediat greke: Grabitësit po kërkohen në Shqipëri, Bullgari e Rumani

Diaspora

Vrasja e 20-vjeçares britanike, mediat greke: Grabitësit po kërkohen në Shqipëri, Bullgari e Rumani

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 15:35
Caroline Crouch me burrin e saj

Tre grabitësit që i hynë në shtëpi dhe i morën jetës britanikes Caroline në Greqi po kërkohen në Shqipëri, Bullgari dhe Rumani. Sipas mediave greke, policia ka kontaktuar ambasadat e vendeve specifike, në mënyrë që të lehtësojë procedurat, të anashkalojë burokracinë dhe të kontrollojë menjëherë të dyshuarit .

Hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë pasi bashkëshorti i saj 32-vjeçar nuk arriti që të identifikonte ndonjë nga dhjetëra të dyshuarit që i ka treguar nga policia dhe kështu fusha e hetimeve është shtrirë për persona të veçantë jashtë Greqisë .

Sipas zhvillimeve të fundit, analistët e vrasjeve mendojnë se autorët e kanë lënë vendin për të plaçkitur në pjesë të Ballkanit. Shqipëria, Bullgaria dhe Rumania konsiderohen si tre vendet e mundshme dhe ka filluar një proces i shpejtë për identifikimin e të dyshuarve.

"Një delegacion i EL.AS u takua tashmë me ambasadorin shqiptar në vendin tonë në mënyrë që të hapte një kanal informacioni dhe identifikimi të menjëhershëm dhe për të mos humbur kohë të vlefshme. E njëjta gjë pritet të ndodhë në 24 orët e ardhshme me ambasadorët e Rumanisë dhe Bullgarisë pasi raundi i parë i hetimeve për autorët në vendin tonë përfundoi pa sukses", shkruajnë mediat greke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat