Gazetari shqiptar tregon çfarë thuhet në Britani për vrasjes e 20-vjeçares

Diaspora

Gazetari shqiptar tregon çfarë thuhet në Britani për vrasjes e 20-vjeçares

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 14:06
Caroline Crouch me burrin e saj, Babis Anagnostopoulos

Gazetari Martin Kiri ishte sot në lidhje “Skype” nga Anglia me emisionin “Shqipëria Live” për të folur rreth ngjarjes së tmerrshme të ndodhur 1 muaj më parë, ku një britanike u vra nga bashkëshorti grek.

Viktima është nëna 20-vjeçare, Caroline Crouch, ndërsa vrasësi i saj është pikërisht burri, Babis Anagnostopoulos. Ky i fundit ka dhënë disa dëshmi të rreme në lidhje me vrasjen e të resë, madje ka thënë se ka dëgjuar disa që flisnin shqip.

Lidhur me ngjarjen e rëndë kanë shkruar mediat shqiptare, greke dhe të tjera. Sipas gazetarit Kiri, në Britaninë e Madhe thonë se “policia greke ka qenë disi e vonuar në zbardhjen e vrasjes që tronditi opinionin publik”.

Image

“Në Britani ka procedura më të shpejta. Nëse nuk ka asnjë shenjë ADN apo provë tjetër, dyshuesi i parë duhej që të ishte bashkëshorti i saj”, tha Kiri.

I pyetur nëse policia britanike ka asistuar në zbardhjen e kësaj ngjarje, gazetari u shpreh se për mediat nuk është thënë një gjë e tillë.

Image

“Pas kuintave, pasi për mediat nuk thuhet se ka pasur, patjetër që duhet të ketë pasur një asistencë nga policia britanike”, shtoi ai.

Ndërsa duke folur për përmendjen e shqiptarëve si të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçares nga mediat greke, Kiri tha se në BBC nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

“BBC nuk e ka përmendur faktin e shqiptarëve, e ketë duhet ta marrin shembull edhe mediat shqiptare. Nuk është e drejtë tu bësh jehone shqiptarëve vetëm kriminelë”, shtoi gazetari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat