Mediat greke zbulojnë detajet e reja për vdekjen e shqiptarit, çfarë ndodhi ditën e ngjarjes

Diaspora

Mediat greke zbulojnë detajet e reja për vdekjen e shqiptarit, çfarë ndodhi ditën e ngjarjes

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 23:00
27 vjeçari

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në ishullin Mykonos në Greqi, ku u vra me thikë një shqiptar, 27 vjeç.

Mediat greke shkruajnë se nga  hetimet e kryera rezulton se shkak i vrasjes është qiraja e shtëpisë, ndërsa autori i dyshuar është shoku i viktimës, gjithashtu shqiptar.

Pesë persona janë arrestuar nga policia greke, mes të cilëve edhe një 29-vjeçar i dyshuar se e qëlloi me thikë në zemër.

Të gjithë të arrestuarit janë shqiptarë. 29-vjeçari dhe viktima kanë qenë shokë dhe jetonin të dy prej fillimit të muajit qershor në një shtëpi me qira. Të dy kishin shkuar për punë në ishullin e Mykonos. Por, disa ditë para krimit, 29-vjeçari u largua nga shtëpia pas një sherri për qiranë me 27-vjeçarin.

Një ditë para vrasjes të dy u takuan për të sqaruar mosmarrëveshjen, por sërish u konfliktuan. Dyshohet se në këtë moment 29-vjeçari i mori me forcë celularin dhe portofolin me 100 euro 27-vjeçarit. Pas këtij incidenti, miq të përbashkët të tyre tentuan t’i afronin për të gjetur zgjidhje. Kështu ata caktuan një takim, por që ajo ditë u shndërrua në tragjedi për 27-vjeçarin shqiptar.

29-vjeçari shkoi në takim me 4 shokët e tij, por në vend që të sqaroheshin me fjalë, përdorën sende të forta dhe thikë.  Ai dhe shokët e tij nisën të rrahin 27-vjeçarin, ndërsa e goditën edhe me sende të forta.

Ka dyshime se ka qenë pikërisht 29-vjeçari që ka qëlluar me thikë në zemër 27-vjeçarin. I plagosur, shqiptari u dërgua në spital, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat