Sherr mes shqiptarëve në Greqi, dy persona ia presin rrugën me makinë bashkatdhetarit

Diaspora

Sherr mes shqiptarëve në Greqi, dy persona ia presin rrugën me makinë bashkatdhetarit

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 23:14
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Larisës në Greqi.

Mediat Helene shkruajnë se dy shqiptarë, i kanë bllokuar rrugën me makinë një bashkatdhetari, me të cilin kishin pasur konflikt të mëparshëm.

Më pas, ata dolën me shpejtësi nga makina dhe filluan të sulmonin automjetin brenda të cilës ndodhej shqiptari tjetër. Ata kanë goditur fort me sqepar, në përpjekje për të thyer xhamat.

Nga sulmi, ata janë vetëplagosur, duke marrë dëmtime të lehta në duar.

Por kaq ka mjaftuar që ata të vendosen në prangat e policisë, pasi uniformat blu sapo dëgjuan për rastin, i arrestuan në ambientet e spitalit ku po kuroheshin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat