Empire State Building ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Kosovës dhe Shqipërisë

Diaspora

Empire State Building ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Kosovës dhe Shqipërisë

Nga: Beqir SINA Më: 27 korrik 2021 Në ora: 17:49
Foto ilustrim

NEW YORK CITY: Lojërat Olimpike të Tokios janë duke u zhvilluar, një vit me vones për shkak të pandemisë botërore, në ndërkohë një nga ndërtesat më ikonike në horizontin e qytetit të New York-ut, nderojë me një ndriçim ilumiçent me prozhektor të fuqishëm, të gjithë ato vende që marrin pjesë në Lojrat Olimpike Tokio 2020.

Ditën e ceremonies zyrtare të çeljes së Lojrave Olimpike të Tokios, Ndërtesa e Empire State ndriçoi natën e së Premtes më 23 Korrik,, duke përdorur ngjyra rrotulluese të ndriçuesve me ngjyrat e flamujve të secilit vend pjesmarrës për të ndriçuar qiellin gjatë mbrëmjes dhe natës në qiellin e New Yorkut.

Ndërtesa ikonike e “Empire State” u përkujdes të ndriçojë me këtë rast për Nderë të vendeve që garojnë në Lojrat Olimpike të Tokio 2020, edhe p dy shtetet tona, Shqipërinë dhe Kosovën

Ndërtesa e “Empire State”, e ndriçuar me ngjyrat e Flamurit tonë kombëtar, kuq e zi, dhe verdhë në blu për Kosovën, shkëlqeu në nderim të sportistëve pjesëmarrës nga Shqipëria dhe Kosova.

Pjesëmarrja Shqiperise dhe Kosoves, në Lojërat Olimpike në Tokio, u ndriçua në horizontin për rreth gradaçielit me dritat(prozhektoret) të “kullës” me famë botërore me ngjyra rrotulluese të flamujve të kombeve pjesëmarrëse, duke i dhënë një nderim të madh me këtë rast edhe dy shteteve tona, Shqipërisë e Kosovës.

Empire State Building ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Kosovës dhe Shqipërisë

Ndriçimi u bë me rastin e ditës së hapjes së Lojërave Olimpike Verore 2021, më 23 korrik, ku njujorkezët, dhe turistët amerikan e të huaj - vështruan për disa minuta edhe ngjyrat e flamurit të Shqipërisë, kuq e zi, dhe Republikës së Kosovës, verdhë dhe blu, ndriçimin e fuqishëm në majën(kullën) mbi ndërtesën më të famshme në botë-Empire State Building, në Nju-Jork.

Ndriçimi, në historinë nëntëdhjetvjeçare të Empire Statet Building, ishte në ditën e hapjes solemne e Lojërave Olimpike Verore 2021, në Tokio të Japonisë.

Shqipëria, e cila pothuajse është anëtare e të gjitha federatave ndërkombëtare të sportive, prej nga themelimi i tyre, është anëtare e Komitetit Olimpik, por nuk është pjesmarrëse e çdo turneu Lojarat Olmpik, andaj, medaljet janë të pakta.

Kurse, surpriza më e madhe dhe më e bukur deri tani e Lojërave Olimpike, është padyshim Kosova, e cila në 3 ditët e para që nga ceremonia ka arritur të sigurojë 2 medalje ari, duke u renditur në vendin e tetë. Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, sigurun dy medalje ari deri më tani.

Republika e Kosovës që mbas shpalljes së pavarësisë më 17 Shkurt 2008, është bërë anëtare e disa federative ndërkombëtare, dhe është anëtare e Komitetit Olimpik, në vitin 2016, mori pjesë për herë të parë në Lojërat Olimpike, ku xhudistja me famë botërore, Majlinda Kelmendi, fitoi medaljen e artë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat