Shqiptari i bën pritë ish-gruas në Itali dhe e qëllon me thikë, kurse djalin...

Diaspora

Shqiptari i bën pritë ish-gruas në Itali dhe e qëllon me thikë, kurse djalin...

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 10:36
Ilustrim

Një 51-vjeçar shqiptar i identifikuar si Hysen Aliko është arrestuar nga policia italiane pasi një natë më parë ka plagosur me thikë ish-gruan e tij.

Kjo e fundit është dërguar menjëherë në spital ku i është nënshtruar një operacioni mjaft delikat.

Pas mesnate 40-vjeçarja u sulmua nga ish-burri i saj teksa po kthehej për në shtëpi.

Ai e goditi dy herë me thikë, njëra prej të cilave e kapi atë në pjesën e barkut.

Britmat e gruas tërhoqën vëmendjen e disa qytetarëve që lajmëruar menjëherë policisë.

Dy fëmijët e çiftit mbërritën në vendin e ngjarjes duke u përpjekur të shuajnë sherrin, dhe për pasojë djali i tyre u plagos me thikë nga babai 51-vjeçar.

Ai është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia vuri në pranga autorin ndërkohë që po merren në pyetje dëshmitarët në lidhje me këtë ngjarje.

Hetuesit kanë nisur këqyrjen e pamjeve filmike në zonë. Çifti ishte divorcuar një muaj më parë, ndërsa ende nuk dihet shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat