800 euro për leje false në Itali, shkatërrohet banda, pjesë e saj edhe 5 shqiptarë

Diaspora

800 euro për leje false në Itali, shkatërrohet banda, pjesë e saj edhe 5 shqiptarë

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 16:54
Itali

Autoritetet italiane të Guardia di Finanza të Barit kanë ekzekutuar operacionin që ka çuar në shkatërrimin e një skeme kriminale që pajiste me dokumenta false emigrantë që kërkonin leje qëndrimi në Itali.

Me urdhër të Prokurorisë së Foggias është ekzekutuar urdhër denoncimi ndaj 269 shtetasve ekstrakomunitarë mes të cilëve janë dhe 5 shqiptarë.

Gjithashtu është ekzekutuar urdhëri i arrestimit për krerët e organizimit të kësaj skeme kriminale.

Pas kësaj skeme kriminale fshihej një shoqatë jo fitimprurëse Onlus, me bazë në rajonin e Puglias e që kishte si qëllim promovimin e intergrimit social e asistencë ndaj emigrantëve.

Kundrejt shumës 400 deri në 800 euro, kjo shoqatë lëshonte kontrata pune e dokumenta banese false duke i dhënë kështu mundësi emigrantëve të pajiseshin me leje qëndrimi të rregullt apo ta rinovonin lejen e skaduar. Në mes trye mësohet se edhe shqiptarë që rrezikojnë, pasi kanë flasifikuar lejet e qëndrimit në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat