E dhimbshme/ Shqiptari vdes duke punuar në Itali, u përplas nga makina e parkuar

Diaspora

E dhimbshme/ Shqiptari vdes duke punuar në Itali, u përplas nga makina e parkuar

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 20:46
Foto ilustrim

Një 60-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë tragjikisht në Itali, teksa ndodhej në punë pasi u godit nga automjeti i tij.

Ngjarja ndodhi në Terni, ku shqiptari jetonte dhe punonte prej shumë vitesh.

Automjeti i tij ishte parkuar në një rrugë të pjerrët dhe rrëshqiti duke e përplasur shqiptarin në mur.

Ambulanca mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, por shqiptari nuk mundi të mbijetonte.

Policia tashmë po punon për hetimin e plotë të kësaj ngjarjes për të ndërtuar dinamikën e plotë të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat