Shqiptarët bëjnë gjestin prekës në Londër ndaj zonjës me kancer

Diaspora

Shqiptarët bëjnë gjestin prekës në Londër ndaj zonjës me kancer

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 10:45
Pamje nga video

Dy djemtë shqiptarë që jetojnë në Londër kanë bërë një gjest vërtetë emocionues.

Kur një kliente e sëmurë me kancer ka shkuar për t’u qethur në dyqanin e tyre, ata për t’u sensibilizuar kanë rruar kokën bashkë me të.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Andi Bica dhe Kledian Peci treguan se që nga ajo ditë janë bërë miq të mirë bashkë me Caroline Ross, e cila aktualisht ka filluar kimiot.

“Kur zonja erdhi në dyqan, thash kjo mund të jetë një mundësi e mirë dhe doja t’i jepja zonjës më shumë pozitivitet, sepse ishte shumë e frikësuar, shumë e stresuar. Mendoj se gjëra shumë të vogla i bëjnë njerëzit më të kënaqur.

Zonja jeton jo shumë larg nga dyqani, e shikon, na shikon, përshëndet, pim kafe, jemi bërë miq”, rrëfeu Andi.

Më tej, ai tha se arsyeja e vërtetë që e bëri këtë gjest, është sepse 6 muaj më parë ka humbur nënën e tij nga Covid-19 dhe e di se çdo të thotë një vdekje në familje.

“Jo më shumë se 6 muaj më parë, unë kam humbur nënën time për arsye të Covid. Është një humbje shumë e madhe dhe unë më tepër se çdo njëri tjetër e di se çdo të thotë humbja e një njëriu në familje dhe vetë fjala vdekje është një humbje shumë e madhe. Normalisht, nuk doja pasi zonja ka shumë jetë për të jetuar përpara dhe duhet t’i japim pozitivitet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat